Nutricionistët: Pesë ushqime të shëndetshme shkaktojnë fryrje

Nutricionistët: Pesë ushqime të shëndetshme shkaktojnë fryrje

Dietologia Samantha Dieras shpjegon se fryrja është një ndjesi presioni dhe tensioni në stomak dhe shkaktohet nga gazrat e tepërta në sistemin tretës, raporton Index. Kjo mund të ndodhë për shumë arsye, duke përfshirë rritjen bakteriale, gëlltitjen e ajrit, përtypjen e çamçakëzit, disa ilaçe dhe ushqime të pasura me FODMAP (një lloj karbohidrati i patretshëm). Edhe pse fryrja është e zakonshme dhe zakonisht kalon vetvetiu, ajo mund të lehtësohet duke shmangur disa ushqime të caktuara. Dieras ka identifikuar disa prej tyre: Fasule dhe thjerrëza Fasulet dhe thjerrëzat janë të pasura me vlera ushqyese, por konsiderohen ushqime me përmbajtje të lartë FODMAP. Samantha Dieras këshillon që njerëzit që shpesh përjetojnë fryrje barku t’i zëvendësojnë ato me burime të tjera proteinash cilësore, si mishi ose quinoa, raporton...