Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Detaje nga plagosja e 37-vjeçarit në Berat/ Konflikti nisi për një parakalim, u qëllua në bark, niset drejt Traumës
Foto ilustruese BERAT- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 37-vjeçarit Fabjel Toska në hyrje të qytetit të Beratit në orët e para të së dielës. Sipas informacioneve, Toska po udhëtonte me një shokun e tij kur një automjet tjetër i ka parakaluar. 37-vjeçari i ka kërkuar drejtuesit të mjetit që kryeu parakalimin të ndalonte për të sqaruar situatën. Pasi ka zbritur nga makina, Toska është përballur me drejtuesin e mjetit tjetër dhe mes tyre ka nisur një debat i cili është përshkallëzuar, ku shoferi që kreu parakalimin ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 37-vjeçarin në bark. Ende nuk ka informacion se kush e kreu plagosjen e të riut. Fabjel Toska është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për...