20 vjeçari godet furgonin e FNSH, 3 efektivë e policisë përfundojnë në kanal

20 vjeçari godet furgonin e FNSH, 3 efektivë e policisë përfundojnë në kanal

Foto ilustruese FIER- Furgoni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përfshirë në një aksident mesditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Çakranit” në Fier. Mësohet se furgoni është përplasur nga një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal. Aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një manovër e gabuar e bërë nga 20-vjeçari Ardonelo Yzeiraj, i cili drejtonte makinën dhe ka goditur nga pas furgonin ku ndodheshin 3 efektivët e FNSH-së. Bëhet me dije se nga përplasja janë dëmtuar 3 efektivët e policisë që ndodheshin në furgon, si edhe shoferi i Benzit, Ardonelo Yzeiraj. Katër personat janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Njoftimi i policisë:“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Cakranit’, automjeti...