Dyshohet se ushtronin prostitucion në kryeqytet, Policia nis procedim penal ndaj dy shtetaseve të huaja

Dyshohet se ushtronin prostitucion në kryeqytet, Policia nis procedim penal ndaj dy shtetaseve të huaja

Foto ilustruese TIRANË- Policia ka nisur një procedim penal ndaj dy shtetaseve të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në kryeqytet. Aktualisht, autoritetet nuk kanë bërë të ditur se prej sa kohësh ishte marrë me qira banesa dhe nëse në këtë aktivitet mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Dy vajzat e reja po hetohen në gjendje të lirë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset e huaja J. H., 25 vjeçe dhe E. O., 27 vjeçe, pasi 2 shtetaset dyshohet se kishin marrë me qira, një apartament, ku ushtronin prostitucion./ZËRI