Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Hapte profile false me foto të qytetarëve, më pas i shantazhonte për para, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili akuzohet se shantazhonte përdorues të rrjeteve sociale duke përdorur foto të tyre personale dhe u kërkonte para për t’i mos publikuar ato. Prej dy javësh, i riu ka krijuar profile false në një rrjet social, përmes të cilave lidhej me persona të ndryshëm dhe merrte foto personale. Më pas, duke përdorur mashtrimin dhe presionin psikologjik, ai u kërkonte atyre shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro. Policia ka dokumentuar dy raste të qarta mashtrimi, përfshirë një episod gjatë datave 5 dhe 6 dhjetor 2025, ku i arrestuari ka përfituar në mënyrë të përsëritur 750 euro nga një 36-vjeçar. Njoftimi i policisë Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të...