Presidenti Donald Trump nderon ikonat e artit amerikan me medaljet “Kennedy Center Honorees” 2025

Presidenti Donald Trump nderon ikonat e artit amerikan me medaljet “Kennedy Center Honorees” 2025

Në një ceremoni madhështore në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nderoi dje disa nga yjet më të njohur dhe më të vlerësuar të artit dhe kulturës amerikane, duke u dorëzuar medaljet prestigjioze “Kennedy Center Honorees” për vitin 2025, sipas raportimeve të “PBS News”. Ky është një nga momentet më të rëndësishme vjetore të nderimeve kulturore, ku vendosen në qendër individët që kanë lënë gjurmë të paharrueshme në skenën artistike dhe shpirtin kombëtar amerikan. Fituesit e këtij viti përfshijnë emra të njohur ndërkombëtarisht dhe figura që kanë formësuar muzikën, filmin dhe teatrin: aktori i legjendar, Sylvester Stallone, këngëtarët ikonë Gloria Gaynor dhe George Strait, grupi i famshëm rock Kiss, dhe aktori-kantautori i dashur nga publiku, Michael Crawford.“Ky është një grup njerëzish të jashtëzakonshëm që...