Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
SHBA: Europa për 20 vite nuk do njihet më, po humbet identitetin si e krishterë!
-Botuar në radion shtetrore gjermane DW- Shefja e politikës së jashtme të BE-së,Kaja Kallas, u përpoq të minimizonte tensionet me SHBA-në, pasi administrata Trump publikoi një dokument mbi sigurinë kombëtare në të cilin kritikonte ashpër aleatët evropianë. Komentet e Kallas vijnë ndërsa shumë udhëheqës evropianë kanë frikë se qeveria amerikane po i kthen gjithnjë e më shumë shpinën Evropës, veçanërisht lidhur me mbështetjen për Ukrainën, e cila po mbrohet nga pushtimi i Rusisë. “Ka shumë kritika [në atë dokument], por mendoj se disa prej tyre janë gjithashtu të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha Kallas në një panel në Forumin e Dohas në Katar. “Duhet të kemi më shumë vetbesim”, tha ajo, duke shtuar se “SHBA-të janë...