Tiranë, babai denoncon në polici zhdukjen e të bijës 19-vjeçare

Tiranë, babai denoncon në polici zhdukjen e të bijës 19-vjeçare

Një vajzë 19-vjeçare është shpallur në kërkim nga nga policia e Tiranës, pasi është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa. Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me iniciale E.H., 19-vjeçe, e cila është kallëzuar e zhdukur nga babai i saj, shtetasi me iniciale A.H. “Më datë 06.12.2025, shtetasi A. H, kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja E. H., 19 vjeçe.  Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia. gijotina.com/