Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shantazhi, 750 euro në këmbim të mospublikimit të fotove personale, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në një rrjet social hapte profile false dhe, gjatë komunikimit me persona të ndryshëm, siguronte prej tyre foto personale, me të cilat i shantazhonte duke u kërkuar para në këmbim të mospublikimit të tyre. Konkretisht, në datat 05.12.2025 dhe 06.12.2025, 20-vjeçari Erjon Mejdani, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shumën 750 euro nga një 36-vjeçar. Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën kibernetike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Online Threat”. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, për një periudhë rreth 2-javore,...