Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ministri Salla pritet në audiencë jubiliare nga Papa Leone XIV në Vatikan
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë në Audiencën Jubilare të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, ku pati nderin të takonte Shenjtërinë e Tij, Papa Leone XIV. Gjatë takimit u nënvizuan vlera universale që promovojnë mirëkuptimin ndërmjet popujve. Ministri theksoi se mesazhi i Papa Leone XIV për mirëkuptim dhe bashkëpunim është veçanërisht domethënës në një periudhë sfidash globale. “Fjalët e Shenjtërisë së Tij janë një thirrje e fortë për më shumë dritë, besim dhe dialog mes kombeve. Këto vlera kanë qenë dhe mbeten ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë”, deklaroi ministri Salla. Ministri Salla shprehu mirënjohjen e tij për vëmendjen që Selia e Shenjtë i kushton vlerave të kulturës shqiptare, si dhe për ftesënqë mundësoi jo vetëm takimin e përzemërt,...