Ishte kthyer në makth, arrestohet 20-vjeçari që shantazhonte online qytetarët

Ishte kthyer në makth, arrestohet 20-vjeçari që shantazhonte online qytetarët

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Online Threat”, duke arrestuar një 20-vjeçar që mashtronte dhe shantazhonte qytetarët në rrjetet sociale. Sipas policisë, E. M., banues në Tiranë, u kërkonte viktimave të ndryshme shuma nga 500 deri në 1 mijë euro, në këmbim të mosbërjes publike të fotove të tyre personale. Hetimet kanë dokumentuar dy raste konkrete të mashtrimit, ndërsa gjatë një periudhe dyjavore, i riu hapte profile false në rrjetet sociale dhe, pas sigurimit të fotove personale të viktimave, u kërkonte para me anë të shantazhit. Konkretisht, më 5 dhe 6 dhjetor 2025, ai ka përfituar 750 euro nga një 36-vjeçar. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon monitorimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën...