Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rriten pagat në sektorin e ndërtimit, Tatimet: Nuk ka rrogë nën 60 mijë lekë, mbrohet punëmarrësi dhe…
Sektori i ndërtimit nuk do të ketë më paga nën 60 mijë lekë. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, lista e pagave indikative synon të mbështesë përpjekjet për reduktimin e informalitetit dhe rritjen e pagesës reale të punonjësve. Eksperti i tregut të punës, Erion Muça, e sheh udhëzimin e ri si një masë të kushtëzuar, por të dobishme për formalizimin e sektorit. “E vërteta është që sipërmarrjet në Shqipëri, përgjithësisht e kanë parë punonjësin si kosto të shtuar dhe pagat e ulëta si një mënyrë për të fituar më shumë duke i dhënë më pak. Por kjo filozofi ka krijuar një treg në një hendek të lartë sa i përket informalitetit”, tha eksperti. Sipas tij, niveli i ri i pagave është më pranë realitetit të tregut të punës...