Derbi i kryeqytetit: Tirana sot kërkon kthesën, Partizani vazhdimësinë

Derbi i kryeqytetit: Tirana sot kërkon kthesën, Partizani vazhdimësinë

Nuk do të jetë një derbi si gjithë të tjerët, ai i kësaj të diele mes Tiranës dhe Partizanit. Përballen dy skuadrat kryesore të kryeqytetit, por këtë sezon të dyja ndodhen shumë larg pritshmërive të zakonshme. Tirana vjen pas humbjes 6-2 ndaj Dinamos, ndërsa Partizani pas fitores 1-0. Në përballjen e parë të sezonit fitoi Tirana, në fitoren e saj të vetme deri tani. Statistikat e të dy ekipeve nuk janë ato që zakonisht shohim nga Partizani dhe Tirana. Partizani është skuadra e dytë me më pak zotërim topi në Abissnet Superiore, me mesatare 44.6% (më pak ka vetëm Bylisi). Gjithashtu, me 76.3% pasime të sakta, Partizani gabon më shumë se çdo skuadër tjetër në fazën e zotërimit të topit. Nga ana tjetër, Tirana është...