Broja debuton si titullar me Burnley, reagojnë mediat angleze

Broja debuton si titullar me Burnley, reagojnë mediat angleze

Sulmuesi shqiptar Armando Broja më në fund ka bërë debutimin si titullar me ekipin e Burnley në Premier League. Ai ishte në fushë për 86 minuta ndaj Neëcastle, duke u përpjekur të “bezdis” vazhdimisht mbrojtjen rivale. Mediumi “Burnley Experess” ka analizuar paraqitjen e skuadrës së drejtuar nga Scott Parker. Në përshkrimin e këtij medium, Armando Broja zhvilloi ndeshje pozitive si titullar për herë të parë, duke luftuar për topin e parë. Mungesa e minutazhit ka ndikuar edhe te rendimenti i lojtarit të Kombëtares. Armando Broja ende nuk e ka gjetur golin e parë me Burnley, por besimin i 86 minutave ndaj një rivali të “hekurt” si Neëcastle është “sinjal” se po vjen momenti që shqiptari të marrë detyra të rëndësishme në fazën ofensive.