Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Studim/ Pirja e çajit ose kafesë në gota kartoni mund të shkaktojë kancer
Një studim i ri i IIT zbuloi se çaji ose kafeja e nxehtë që konsumohet në gota kartoni mund të lëshojë 25,000 grimca mikroplastike në pijen tuaj në vetëm 15 minuta. Instituti Indian i Teknologjisë (IIT) në Kharagpur, është universiteti kryesor qeveritar për kërkime inxhinierike dhe teknologjike, i themeluar në vitin 1951. Sipas Sudha Goel, Profesoreshe e Asociuar në IIT Kharagpur, e cila udhëhoqi hulumtimin, gotat e kartonit, njëpërdorimshe janë një zgjedhje popullore për konsumimin e pijeve. “Hulumtimi ynë ka konfirmuar kontaminimin e lëngut të nxehtë që shërbehet në gotat e kartonit – për shkak të degradimit të mikroplastikës dhe përbërësve të tjerë të rrezikshëm nga materiali i veshjes së gotës. Gotat e letrës zakonisht janë të veshura me një shtresë të hollë filmi hidrofobik...