Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dubrovniku “mbytet” nga mbeturinat/ Kroacia mund të padisë Shqipërinë
Në Kroaci, ka nisur të diskutohet mundësia e ngritjes së një padie kundër Shqipërisë, pas një incidenti të fundit, ku mbeturina nga Shqipëria u transferuan përmes rrugës detare dolën në brigjet e Dubrovnikut. Këtë çështje e ka ngritur anëtarja e Këshillit të qytetit të Dubrovnikut dhe avokatja Viktorija Knežević, e cila deklaroi se mund të merret një hap i tillë, por ekziston mundësia të jetë e pasuksesshme. “Pas një hulumtimi të thellë mbi këtë temë, përgjigjja është se teorikisht mundemi, por në praktikë është shumë e vështirë të kemi sukses, çka nuk do të thotë që duhet të heqim dorë nga kjo ide, nëse asgjë tjetër nuk ndihmon. Kjo për faktin se mbetjet detare vijnë nga burime të ndryshme, kalojnë kufijtë, ndryshojnë drejtimin në varësi...