Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Berisha: Lubi Balluku, e penduara e parë publike në Shqipëri.
Më mirë e penduara e Sovranit se sa e penduara e Dumanit! Nga Sali Berisha Lubi Balluku, e penduara e parë publike në Shqipëri. Miq, pas komunikimit në prokurori të akuzës për vjedhje të 50 milionë eurove vetëm me tunelin e Llogarasë, me Lubi Ballukun ka ndodhur diçka e paparë ndonjëherë në tërë historinë e shtetit shqiptar. Ajo, në një vendim që lë mbrapa edhe Ledi Makbeth, vendosi të bëhet e penduar. Por i tha vetes: “Më mirë e penduara e Sovranit se e penduara e Dumanit.” Pas këtij betimi, ajo shpalli publikisht moton “Do t’ju marrë me vete” dhe e shpërndau atë rrufeshëm skaj e anë të narkoshtetit. Moton ajo e mori nga balada “Cili viu, viu, viu, kush ia bën, ia bën vetiu.”...