Detajet/ 20-vjeçari bëri manovrën e gabuar dhe përplasi furgonin e policisë, si ndodhi aksidenti në Fier

Detajet/ 20-vjeçari bëri manovrën e gabuar dhe përplasi furgonin e policisë, si ndodhi aksidenti në Fier

Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, automjeti me drejtues Ardonelo Yzeiraj 20 vjeç, ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H. Për pasojë është dëmtuar Ardonelo Yzeirajdhe tre punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.