Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Parada” e Gjelit të detit/ Parakalimi i përvitshëm në Peqin, fermerët ankohen për mungesën e tregut
Përpara se të zënë vendin kryesor në tavolinën e festave, gjelat e detit në Peqin kanë bërë parakalimin e përvitshëm në panairin që synon promovimin e tij. Zona e Peqinit njihet për rritjen e gjelave të detit cilësor, por fermerët ende vuajnë mungesën e një tregu dhe konkurrencën nga gjeli i importit. Këtë vit çmimi i gjelit të detit në Peqin varion 900 leke kg gjeli dhe 1000-1200 pula. Sipas Kryetarit të Bashkisë së Peqinit është shumë e rëndësishme që kjo zonë të promovohet jo vetëm për gjelin e detit, por gjithashtu për vajin e ullirit cilësor e prodhime të tjera bio. Peqini rrit çdo vit rreth 30 mijë gjela deti. Duke ndjekur traditën e të parëve të tyre, fermerët janë fokusuar në rritjen e...