Sulmi në Aeroportin Heathrow të Londrës, arrestohet një person/ Policia: Nuk është terrorizëm, të lënduarit po marrin mjekim

Sulmi në Aeroportin Heathrow të Londrës, arrestohet një person/ Policia: Nuk është terrorizëm, të lënduarit po marrin mjekim

Aeroporti i Heathrow është tronditur mëngjesin e sotëm nga një sulm, i cili dyshohet se u bë me sprej me piper. Një person është arrestuar nën dyshimin për sulm, kjo sipas Policisë Metropolitane, e cila ka shtuar se ky nuk është një sulm terrorist ose që lidhet me protesta. Të prekur nga sulmi dyshohet se janë disa persona që kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk dihet numri i saktë i të të prekurve. Oficerët u thirrën në orën 08:11 të mëngjesit të sotëm pas raportimeve se disa persona ishin sulmuar. Aeroporti ka njoftuar se ekipet e tij po bashkëpunojnë me shërbimet e emergjencës pas një incidenti në parkingun shumëkatësh të Terminalit 3. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe policia po...