Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vodhën një market në Durrës, në pranga dy persona/ Njëri prej tyre shpërndante edhe kanabis
Dy të rinj të moshës 20 dhe 22 vjeç janë vënë në pranga në Durrës pasi vodhën një market. Në momentin e arrestimit njërit prej tyre është sekuestruar edhe një sasi kanabis, ndërsa dyshohet se merrej edhe me shpërndarjen e saj. Dyshohet se, nën ndikimin e lëndëve narkotike, vodhën në një market në Arapaj të Durrësit. Identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët. Njërit prej autorëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike, kanabis. Dy autorëve iu gjetën edhe sende të tjera të vjedhura më parë, në automjete e dyqane. Nga veprimet hetimore dyshohet se njëri prej autorëve merrej edhe me shpërndarje të lëndëve narkotike. Sekuestrohen sendet e vjedhura, një palë doreza dhe një kaçavidë që i përdornin për vjedhje,...