DETAJET/ Dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Berat, zbulohet e shkuara e tij kriminale

DETAJET/ Dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Berat, zbulohet e shkuara e tij kriminale

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Beratit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kombinat ku i plagosur ka mbetur Fabiel Xhindi (Toska). Policia ka marrë njoftimin kur në spital është paraqitur i plagosuri i shoqëruar nga shoku i tij. Nga informacionet e mara dyshohet se 37-vjeçari është përfshirë në një debat verbal me persona të tjerë, ku pasi ka dalë nga makina një person ende i pa identifikuar e ka qëlluar me armë dhe është larguar. 37-vjeçari Xhindi nuk pranon të flas me policinë dhe të identifikojë personat e përfshirë në debat. Fabiel Xhindi njihet si person përfshirë në rrjetin e narko-trafikëve në Gjermani dhe Belgjikë. Nga informacionet e mara mësohet se 37-vjeçari kishte rreth 10 ditë që ishte...