Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kriza pa kthesë e fasonit
Industria e veshjeve dhe këpucëve në vendin tonë pritet të përgjysmohet në numër në periudhën afatmesme për një sërë arsyesh që lidhen me rënien e kërkesës dhe ridimensionimin e tregtisë online në aplikacionet kineze. Në anën tjetër, rritja e kostove të brendshme nga mungesa e punonjësve, paga minimale dhe anëtarësimi në BE pritet të përforcojnë krizën në sektor. Eksportet fason shënuan rënie vjetore me 1% në 8-mujorin 2025, me reduktim për të tretin vit radhazi. Në krahasim me vitin 2023, eksportet në vlerë janë ulur me një të katërtën (25%). Gjithsesi, ato janë ende grupi më i madh i eksporteve “Made in Albania”, ndonëse me rënie të peshës. Në 8-mujorin 2025, shitjet e veshjeve dhe këpucëve jashtë vendit ishin 69.4 miliardë lekë dhe zunë 26.3%...