Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sipërmarrësi Fran Palokaj në “Flasim” – “Minierat e ujit”, sjell industrinë e mikroalgave në Shqipëri, synon zgjerimin në 100 ha
Sipërmarrësi Fran Palokaj po zhvillon në Shqipëri një nga nismat më inovative në sektorin agro-teknologjik, krijimin e një industrie të mikroalgave, me synimin për të ndërtuar deri në 100 hektarë kapacitete prodhuese. Palokaj, shqiptar i Kosovës dhe banues prej vitit 1986 në Holandë, ka ndërmarrë tre vite më parë iniciativën për të zhvilluar biznesin e tij në Shqipëri, duke investuar në kultivimin dhe përpunimin e mikroalgave, një industri e re, që po konsiderohet e rëndësishme për të ardhmen e bujqësisë dhe ushqimit në nivel global. Në episodin e 9 të podkastit “Flasim” – “Minierat e ujit”, të kryeministrit Edi Rama, Palokaj shpjegoi se ideja për këtë projekt lindi pas reformave europiane të vitit 2008, kur prodhimi i proteinave dhe acideve yndyrore omega me origjinë bimore...