Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Buxheti 2026, Rama: Dëgjesat publike shërbyen për të prezantuar detajet për rritjen e pagave dhe pensioneve
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për buxhetin 2026 në podcastin e tij “Flasim”. Në fjalën e tij ai ka theksuar se pensionet, pagat dhe investimet publike do të njohin një rritje historike gjatë vitit të ardhshëm. Rama tha se dëgjesat publike të kësaj jave kanë shërbyer për t’i prezantuar qytetarëve në detaje projektbuxhetin e ri. Kryeministri vendosi theksin tek të ardhurat, të cilat sipas tij përfshin jo vetëm pagat dhe pensionet, por edhe investimet publike, të cilat vitin e ardhshëm pritet të shënojnë një tjetër rekord. Ai u ndal edhe te mbështetja sociale, duke theksuar se ndihma për pensionistët dhe kategoritë më në nevojë do të vijojë të rritet. “Edhe gjatë kësaj jave, kemi qenë në dispozicion të qytetarëve, me parashtresat në...