Paloka kritikon shqiptarët: Nuk duhet t’i thërrasë më Berisha shqiptarët, ata duhet të thërrasin Berishën

Paloka kritikon shqiptarët: Nuk duhet t’i thërrasë më Berisha shqiptarët, ata duhet të thërrasin Berishën

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka kritikuar mungesën e reagimit qytetar ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend. Ai solli si shembull protestat në Bullgari, ku sipas tij populli u ngrit në këmbë për çështjen e taksave. “Shohim çfarë ndodh në Bullgari, kudo… edhe në vende si Bangladeshi ku demokracinë nuk e kanë as si term në shkolla. Në Bullgari, për taksat, u ngrit në këmbë i gjithë populli,” tha Paloka. Ai theksoi se shqiptarët nuk duhet të presin thirrjen e Sali Berishës për të protestuar: “Nuk duhet t’i thërrasë më Berisha shqiptarët, ata duhet të thërrasin Berishën.”