Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Berisha s’më ka dëgjuar”, Edi Paloka: Duhet të ndryshojmë sjelljen ndaj Ramës, ai është diktator
Deputeti i PD, Edi Paloka, deklaroi se shpeshherë nuk është dëgjuar brenda Partisë Demokratike, duke iu referuar edhe Sali Berishës. Sa i përket zgjedhjeve, Edi Paloka theksoi se është për lista të hapura ndërsa shtoi se kjo do të ishte një zgjidhje për Partinë Demokratike dhe opozitën. “Kam propozuar gjithmonë në PD. Jo gjithmonë jam dëgjuar. Do ishte mirë të isha dëgjuar për disa raste, edhe me doktorin. Unë kam qenë për lista të hapura. S’do i jepte Rama kurrë. Listat e hapura do të ishin një zgjidhje për PD dhe opozitën. Kam kundërshtuar votën e emigrantëve. U morën shumë media me atë djalin që foli me Berishën. Ai ia përplasi qeverisë, që të jesh në opozitë je armik për qeverinë. Nëse kemi qenë me një sistem...