Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave
Në Kroaci po mendojnë edhe që të ngrihet padi kundër Shqipërisë për shkak të mbeturinave që u transferuan para pak ditësh në rrugë detare drejt brigjeve të Dubrovnikut. Kjo tezë është ngritur në mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit bregdetar kroat nga këshilltarja dhe njëkohësisht avokatja Viktorija Knežević. “Pas një studimi të plotë të situatës, përgjigjja është se teorikisht mundemi, por praktikisht është shumë e vështirë të kemi sukses, gjë që nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga idea nëse asgjë tjetër nuk ndihmon. Pyetja më e rëndësishme tani është se çfarë tjetër mund të bëjmë për të ndaluar përsëritjen e fenomenit të plazheve tona të mbushura me mbeturina“, tha Viktorija Knežević. Viktorija Knežević Ajo ka theksuar se Konventa e Barcelonës i...