Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Kant: Zemrën e një njeriu e njeh nga mënyra se si i trajton kafshët
ObserverKult ua sjell disa thënie nga Immanuel Kant: “Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë”. “Kush është mizor ndaj kafshëve, është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve”. “Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën”. “Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por i përfytyrimit”. “Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme edhe që sa të jetoj, të jetoj me nder”. “Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër”. “Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”. “Arsyeja njerëzore përshkohet nga pyetje që nuk mund t’i injorojë, pas i janë parashtruar nga natyra e vetë arsyes, kundrejt të cilës sidoqoftë nuk mundet të japë përgjigje, sepse ato kalojnë të gjitha aftësitë e arsyes njerëzore”. “Mund ta njohësh zemrën e një njeriu, edhe nga mënyra se si i trajton kafshët”. “Mendimet pa përmbajtje janë të zbrazëta. Frymëzimet pa koncepte, të verbëra”. ObserverKult ______________________ Lexo edhe:...