Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Nga monologu i dorës së zezë”, tregim nga Kemajl Aliu
Nga Kemajl Aliu (fragment) – shpeshherë shtëpitë e Drenicës me ato oborre më ngjanin sikur të ishin shtete – Tash që ka rënë përsëri mjegulla mbi kontinent, askujt nuk do t’i shkojë mendja të dëgjojë këtë monolog timin pa maskë, të cilin jam lodhur duke e ligjëruar brenda vetes. …Gjithçka kishte filluar me Mbretërinë e Habsburgëve, atëherë kur bëra atentat ndaj princ Ferdinandin. Pastaj, përgjatë një shekulli… E dini: kudo pati shkrumb, vdekje …dhe foshnje që ende thithin gjirin e nënave të vdekura. Unë isha ajo dorë…Ajo ishte toka ime ushtarake. Gjithmonë, aty ku kisha vrarë princin, më joshnin thikat, kamat, sopatat — armët e ftohta — e shumë më pak armët e zjarrit. Pastaj, për çudi, zëri që vinte nga mjegulla zu të shoqërohej...