Plagë në fyt dhe trup/ 2-vjeçari që u sulmua nga qeni pitbull, autoritetet greke marrin në shqyrtim nëse…(VIDEO)

Plagë në fyt dhe trup/ 2-vjeçari që u sulmua nga qeni pitbull, autoritetet greke marrin në shqyrtim nëse…(VIDEO)

Një fëmijë 2-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme, 6 dhjetor, në Zakynthos të Greqisë, pasi u sulmua nga një qen i racës pitubll në shtëpinë e tij. Në lidhje me incidentin, nuk ka informacione që të sugjerojnë se kafsha kishte pasur më parë sjellje agresive. Aktualisht, pitbull-i është vendosur në një strehë me urdhër të prokurorit, sipas ligjit. “Nga nesër, do të dërgohet te një veteriner për ta monitoruar”, tha në një intervistë për ERT, kryetari i Zakynthos, George Stasinopoulos. Gjatë javës së ardhshme, një komision prej pesë anëtarësh nga Patra do të vendosë nëse kafsha duhet të ekzekutohet apo do të qëndrojë në një strehë për mbrojtje. “Askush nuk di ende se si ndodhi kjo dhe si e gjeti fëmija vdekjen”, shtoi kryetari i Zakynthos....