EMRAT+VIDEO/ Vidhte sende dhe më pas i shiste, policia arreston 34-vjeçarin, në pranga edhe një person tjetër

EMRAT+VIDEO/ Vidhte sende dhe më pas i shiste, policia arreston 34-vjeçarin, në pranga edhe një person tjetër

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi njëri prej tyre vidhte materiale dhe sende të ndryshme nga automjetet apo subjekte, ndërsa personi tjetër i blinte. Personat e arrestuari janë Geraldo Zeneli dhe Gëzim Cani 34 dhe 48 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh dhe subjektesh, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte. “Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit  G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. C., 48 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi G. Z, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka...