Në kërkim nga policia, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

Në kërkim nga policia, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës, teksa po futej për në Shqipëri. Sipas informacioneve policore, Gjykata e Durrësit i kishte caktuar shtetasit, P.N., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”, i cili po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë PKK Kapshticë / Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi. Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit...