Durrës/ Vodhën një market, në pranga dy të rinjtë, ja çfarë iu gjet njërit prej tyre

Durrës/ Vodhën një market, në pranga dy të rinjtë, ja çfarë iu gjet njërit prej tyre

Dy të rinj janë arrestuar në Durrës pasi nën ndikimin e lëndëve narkotike, vodhën një market në Arapaj të Durrësit. Në pranga kanë përfunduar shtetasit A. Gj., 20 vjeç, dhe E. Xh., 22 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, Durrës. Gjatë kontrollit fizik, 22-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël, kanabisi, për të cilën, nga veprimet hetimore, dyshohet se merrej edhe me shpërndarjen e saj. Njëkohësisht, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin për të kryer vjedhje, 3 telefona të markave të ndryshme, një kaçavidë, doreza dhe rrobat e përdorura gjatë vjedhjeve, si dhe një shumë vlerash monetare. Policia po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta persona. Njoftimi i policisë:...