Vrau gjithë anëtarët e familjes, nuk pendohet 27-vjeçari: Duhet ta kisha bërë më parë, i urreja

Vrau gjithë anëtarët e familjes, nuk pendohet 27-vjeçari: Duhet ta kisha bërë më parë, i urreja

Një ngjarje makabre ka tronditur thellë Uruguain, ku një 27-vjeçar akuzohet për vrasjen e trefishtë të nënës, babait dhe vëllait të tij. Sipas raportimeve të El País dhe provave të paraqitura në gjykatë, autori dyshohet t’i ketë vrarë familjarët me mjete të forta, përfshirë një çekiç me dorezë druri, një sharrë elektrike dhe një thikë. Trupat u gjetën pasi i ati, 62 vjeç, një punëtor ndërtimi që rrallë mungonte në punë, nuk u paraqit në detyrë. Kolegët, të shqetësuar, shkuan në shtëpinë e tij ku hasën të birin duke dhënë deklarata të paqarta. Ai i çoi policët drejt vendngjarjes, të cilën oficerët e përshkruan si “të ngjashme me atë të Dantes”. Sipas hetimit gjyqësor, prindërit janë vrarë 3 deri në 5 ditë para autopsisë, ndërsa...