Aksident në Fier/ Furgoni i policisë përplaset me “Mercedezin” dhe përfundon në kanal, efektivët dërgohen me urgjencë në spital

Aksident në Fier/ Furgoni i policisë përplaset me “Mercedezin” dhe përfundon në kanal, efektivët dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Cakranit, në Fier, ku një furgon i Policisë është përplasur me një automjet tip “Mercedes” dhe ka përfunduar në kanalin anës rrugës, duke thyer edhe barrierat mbrojtëse të autostradës. Si pasojë e përplasjes, dy efektivë të FNSH-së që ndodheshin në furgon janë shoqëruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Top Channel