Thyente xhamat e makinave dhe grabiste sendet që gjendeshin brenda, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe një tjetër

Thyente xhamat e makinave dhe grabiste sendet që gjendeshin brenda, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe një tjetër

Geraldo Zeneli dhe Gëzim Cani jaën dy personat që janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “The thief”. Policia njofton se Geraldo Zeneli 34-vjeç, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste Gëzim Canit. Gjithashtu, Zeneli në datat 20.11.2025 dhe 29.11.2025, ka vjedhur 2 biçikleta. Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit Gëzim Cani, shërbimet e Policisë e sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh/subjekte, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte, pas thyerjes së xhamave, bazuar...