Thyente xhamat e makinave dhe ndërtesave e më pas kryente vjedhjet, arrestohen autori në Tiranë, në pranga edhe një person tjetër

Thyente xhamat e makinave dhe ndërtesave e më pas kryente vjedhjet, arrestohen autori në Tiranë, në pranga edhe një person tjetër

Një person është vënë në pranga në kryeqytet, pasi rezulton autor i disa vjedhjeve. 34-vjeçari, thyente xhamat e makinave dhe ndërtesave, për të marrë më pas sende me vlerë. Në pranga u vu edhe një 48-vjeçar, pasi blinte nga 34-vjeçari materialet e vjedhura. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh/subjekte, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në informacionet e marrë në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The thief”. Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. C., 48 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se...