Qeni sulmoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar/ Autoritetet dërgojnë pitbullin në dhomat e strehimit të kafshëve, rrezikon të vritet nga…

Qeni sulmoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar/ Autoritetet dërgojnë pitbullin në dhomat e strehimit të kafshëve, rrezikon të vritet nga…

Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua barbarisht nga qeni PitBull i familjes. Sipas raportimit të medias greke, qeni, për të cilin nuk ka pasur raportime të mëparshme për sjellje agresive, ndodhet prej mbrëmë në një strehë me urdhër të prokurorit, siç parashikohet me ligj. “Nga nesër do t’i dorëzohet një veterineri për monitorim,” deklaroi kryetari i bashkisë së Zakynthos, Giorgos Stasinopoulos. Në ditët në vijim, një komision pesë anëtarësh nga Patra do të vendosë nëse qeni do të vritet apo do të strehohet për mbrojtje. “Askush nuk di ende se çfarë ka ndodhur. Fëmija u gjet i vdekur”, tha Stasinopoulos. Prindërit e dyvjeçarit, i cili ndodhej vetëm në oborr me qenin...