Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Për trurin, zemrën dhe kockat kjo është vitamina që duhet të konsumoni
Vitamina K është një vitaminë që luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe të zemrës. Disa prej shenjave dhe simptomave të mungesës së vitaminës K përfshijnë lehtësitë në nxirje të lëkurës, rrjedhje të gjakut prej hundëve ose mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje në sistemin tretës. Njerëzit që vuajnë nga kequshqyerja kronike, varësia ndaj alkoolit apo problemet shëndetësore që kanë të bëjnë me paaftësinë e përthithjes së vitaminave, janë më të rrezikuar ndaj pamjaftueshmërisë së vitaminës K. Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në shumë burime natyrale. Kryesisht te barishtet si kale, spinaqi, pazia, gjethet e rrepave dhe te perimet si lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, shpargu, majdanozi dhe sallata jeshile. Burime të tjera të vitaminës K janë qepët e njoma, kumbullat, kastraveci, mëlçia e...