Aksidentohet furgoni i FNSH në kryqëzimin e Cakranit, dy të plagosur

Aksidentohet furgoni i FNSH në kryqëzimin e Cakranit, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në kryqëzimin e Cakranit, në autostradën Levan–Tepelenë. Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip veturë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e dy mjeteve. Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen zinxhir janë përfshirë edhe mjete të tjera, por fatmirësisht me dëme vetëm materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave.  Burime nga DVP Fier bëjnë me dije se rasti do të hetohet edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.