Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje
Bota E Diel, 7 Dhjetor 2025 10:55 Sekretari amerikan i Mbrojtjes*, Pete Hegseth ka thënë të shtunën se sheh zhvillime pozitive në shpenzimet për mbrojtje në Gjermani dhe i ka lavdëruar aleatët e NATO-s për rritjen e buxheteve për ushtritë e tyre. Duke folur në një forum për mbrojtje në Kaliforni, Hegseth e ka mirëpritur marrëveshjen e NATO-s për t’i rritur ndjeshëm shpenzimet në mbrojtje në vitet në vijim. “Aleatët që shërbejnë si shembuj, sikurse Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia, Gjermania çdo ditë e më shumë, shtetet baltike dhe të tjerë, do të pranojnë trajtim special nga ne”, ka deklaruar ai. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara presin kontribute të ngjashme edhe nga aleatët tjerë, dhe se ata që dështojnë t’i përmbushin obligimet e tyre mund...