Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua për rolin rajonal ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama mori pjesë gjatë kësaj jave në Samitin “Time To Decide Europe 2025” (Koha për të vendosur, Europa 2025), një forum i nivelit të lartë, që trajton çështje kyçe lidhur me aktualitetin e të ardhmen e Europës. Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, i cili ndodhet në sezonin e 5-të të tij, Rama tha se “ky samit u zhvillua në një kohë kur Europa po përballet me sfida të shumanshme dhe paneli i tretë, që pata nderin të drejtoj, u fokusua tek sfidat me të cilat përballen shtetet e vogla në një botë ku rendi e rregullat e përbashkëta janë në krizë dhe në një Europë, ku lufta në Ukrainë po dikton një kthesë të paimagjinueshme, vetëm deri pak vite...