Rama për çështjen Balluku: Nuk është pezullim, por nënshtrim i ekzekutivit, nuk po ushtrojmë presion ndaj Kushtetueses

Rama për çështjen Balluku: Nuk është pezullim, por nënshtrim i ekzekutivit, nuk po ushtrojmë presion ndaj Kushtetueses

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut, duke theksuar se kërkesa e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese nuk synon të ushtruar presion politik, por të mbrojë balancën mes pushteteve. Në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se qeveria ka ndërmarrë këtë hap për të mos lejuar që kompetencat e ekzekutivit të cenohen nga vendime të një gjyqtari apo prokurori. Sipas kryeministrit, situata krijon një precedent të rrezikshëm për funksionimin e institucioneve demokratike. Gjithashtu ai theksoi se nuk është thjesht pezullim por nënshtrim i ekzekutivit. "Edhe njëherë, dua ta theksoj, se ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvenie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi...