Sheila Haxhiraj rrëfen humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…

Sheila Haxhiraj rrëfen humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…

Sheila Haxhiraj ka ndarë një prej rrëfimeve më të ndjeshme të jetës së saj gjatë intervistës në “S’e luan topi” me moderatoren Erjona Rusi, ku foli hapur për largimin nga jeta të vëllait të saj, Henri Haxhiraj. Teksa emisioni preku temën e mbështetjes së Henrit në karrierën e saj muzikore, Sheila nuk i përmbajti dot lotët. Thjesht përmendja e emrit të tij mjaftoi për ta prekur thellë. “Gjithmonë më ka përkrahur në mënyrën e tij,” u shpreh ajo. “Më mungon çdo ditë. Mbeta pa gjysmën time, fizikisht… por e di që ai është drita dhe energjia që më mban sot këtu.” Artistja tregoi se dhimbja është ende shumë e freskët dhe se pranimi i humbjes ka qenë i jashtëzakonisht i vështirë. Këngëtarja ndaloi edhe te...