Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Dëgjesat publike për Buxhetin 2026, Rama: Pensionet, pagat do të shënojnë një rritje historike
Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se këtë jave ka qenë në dispozicion të qytetarëve me parashtresat në detaje, përmes dëgjesave publike, të buxhetit të vitit 2026. Gjatë podcast-it të tij “Flasim”, Rama u shpreh se pensionet, pagat dhe investimet publike do të shënojnë një rritje historike. Ai tha se tashmë Shqipëria është në një nivel tjetër dhe sipas tij ky është një fakt që do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e njerëzve, të cilët jetojnë me punë në sektorin publik dhe atë privat. Në fund, kryeministri Rama deklaroi se mbështetja dhe mbrojtja sociale për pensionistët po vjen duke u rritur. “Edhe gjatë kësaj jave, kemi qenë në dispozicion të qytetarëve, me parashtresat në detaje, përmes dëgjesave publike, të buxhetit të vitit që është...