Lirimi i hapësirave publike, Rama: Puna për çlirimin e tyre vazhdon, problematike mbetet Vlora

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Puna për çlirimin e tyre vazhdon, problematike mbetet Vlora

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se puna për çlirimin e hapësirave publike vazhdon. Gjatë podcast-it të tij “Flasim”, Rama u shpreh se në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë. Ai tha se qyteti i Vlorës mbetet problematikë, ku puna për lirimin e tyre po vazhdon. Kreu i vendit, deklaroi puna ka ecur me çlirimin e një segmenti kyç, jo vetëm për Vlorën, por edhe për industrinë kombëtare të turizmit, që është rruga Transballkanike. Për të cilën tha se qytetarëve iu janë rikthyer sërish ambientet e tyre të përbashkëta.“Duke e rikthyer sërish vëmendjen tek hapësirat publike, edhe gjatë kësaj jave, puna për çlirimin e tyre vazhdon. Shtesat vend e pa vend, uzurpimet e pajustifikueshme...