Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës me akuzën e një serie vjedhjesh të automjeteve. Sipas njoftimin të policisë në operacionin e koduar “The thief”, u arrestuan një 34-vjeçar i dyshuar si autor i vjedhjeve të përsëritura dhe një 48-vjeçar, i cili blinte prej tij materialet e vjedhura. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh/subjekte, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në informacionet e marrë në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The thief”. Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. C., 48 vjeç,...