Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi se ndryshimet që presidenti amerikan Donald Trump ka bërë në strategjinë për sigurinë kombëtare, duke kritikuar Europën dhe duke paralajmëruar për rrezikun e “shuarjes së civilizimit”, janë “të përputhshme” me vizionin e Moskës. Peskov shtoi se këto ndryshime mund të sigurojnë një “bashkëpunim konstruktiv” me Shtetet e Bashkuara për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore në Ukrainë. “Ndryshimet janë në masë të madhe të përputhshme me pikëpamjet tona”, tha ai, duke shprehur shpresën se kjo mund të garantojë vazhdimin e punës së përbashkët për paqen në Ukrainë.