“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se aksioni për çlirimin e hapësirave publike nuk do të ndalet. Në episodin e 9-të të podkastit “Flasim”, kreu i qeverisë theksoi se ndërhyrjet kundër uzurpimeve të pajustifikueshme dhe të patolerueshme, siç i quajti ai do të vijojnë, teksa solli në vëmendje se në Tiranë sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer tashmë 100 mijë metra katrorë. “Edhe gjatë kësaj jave, puna për çlirimin e tyre vazhdon. Shtesat vend e pa vend, uzurpimet e pajustifikueshme dhe të patolerueshme vazhdojmë t’i përballim, pa u ndalur për asnjë moment. Ndërkohë që, në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë”, tha Rama. Një ndër zonat më problematike, sipas kryeministrit, ka qenë ajo...